Skuadrat mëtuese për titull, Llapi dhe Ballkani kanë barazuar pa gola në ndeshjen e javës së tetë në Superligën e Kosovës.
Shiu që nuk u ndal për asnjë moment duket se i pagoi skuadrat të tregonin më të mirën në fushën e lojës, e cila po ashtu ishte rënduar.
Llapi kishte një rast të mirë me Hmadi Namanin, por goditja me kokë e tij shkoi jashtë.
Edhe pjesa e dytë nuk solli shumë gjëra, duke bërë që skuadrat të ndajnë pikët.
Ballkani dhe Llapi ndajnë pozitat dy dhe tre me nga 14 pikë pas tetë ndeshjeve të zhvilluara.