Sot edhe zyrtarisht ka filluar edicioni i ri në ‘Albi Mall Superligën’ e Kosovës në futboll.
Ndeshje interesant është zhvilluar në Podujevë, aty ku Llapi dhe Gjilani kanë ndarë pikët.
Të parët që kaluan në epërsi ishin gjilanasit me golin e Bilallit në minutën e 50, kurse rezultatin e barazoi sulmuesi Ahmed Januzi në minutën e 88, shkruan Albanian News
Në ndeshjen tjetër skuadra e rikthyer në Superligë, Ferizaj ka mposhtur Feronikelin 74, me rezulat 2:1.