Skuadra e Llapit ka humbur mundësinë për të qenë lider i ‘Albi Mall Superligës’
Në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, Llapi ka barazuar pa gola me Prishtinën.
Pas këtij barazimi, Llapi renditet në vendin e dytë në tabelë me 44 pikë, një më pak se lideri Ballkani.
Ndërkohë Prishtina renditet në vendin e pestë me 31 pikë.
Në ndeshjet tjera, Drita ka mposhtur Dukagjinin 2:0, kurse Liria dhe Fushë Kosova kanë luajtur 0:0.