Llapi ka vazhduar me transferime në afatin kalimtar të janarit.
Skuadra elitare nga Kosova është përforcuar në repartin defensivë, pasi ka marrë shërbimet e mbrojtësit të djathtë Aleksandar Milic.
24-vjeçari malazez i bashkohet Llapit pas një eksperience një vjeçare së fundmi te Petrovac në Superligën e Malit të Zi.
Njoftimi i plotë nga FC Llapi:
Mbrojtësi i djathtë, 24 vjeç nënshkruan me Llapin.
KF Llapi njofton se ka nënshkruar kontratë me mbrojtësin e djathtë, Aleksandar Milic.
Milic, i lindur më 24.08.1998 i lindur në Podgoricë vjen pas një eksperience 1 vjeçare me Petrovac në Superligën e Malit të Zi.
Ish-reprezentuesi i Malit të Zi U-17, U-19 dhe U-21, do vihet menjëherë nën urdhërat e trajnerit Tahir Batatina dhe do udhëtoj me pjesën tjetër të ekipit për përgatitje në Antalya.
24-vjeçari gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për skuadrat: Kom Podgorica, FK Zeta Golubovac, OFK Grbalj dhe OFK Titograd.