Llapi i mbeti borxh 17 mijë euro turkut Yusuf Yigit, që u përkujdes ta mirëmbajë fushën në “Zahir Pajaziti”
“Unë Yusuf Yigit, nga Turqia, u solla si personel për mirëmbajtjen e barit të fushës nga trajneri kryesor, Tahir Batatina. Presidenti i klubit dhe Tahir Batatina nuk më paguan 17 mijë euro dhe për këtë arsye u detyrova të kthehem në Turqi. Nuk më kanë paguar rrogat për një vit e gjysëm”, ka shkruar në Facebook, Yigit.
Pas këtij lajmi gazeta ka kontaktuar me të i cili tha se ishte tejet i zhgënjyer me Llapin dhe asnjëherë nuk do të vinte të punonte në atë klub.
Ndërkaq, deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga klubi llapjan.