Nënkampioni i Kosovës, Llapi u eliminua sot nga Liga e Evropës nga skuadra polake, Wisla Krakowa.
Llapi u mposht si mysafirë ashtu edhe si vendas sot në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës, ku pas dy ndeshjeve rezultati qëndron 4:1 në favor të Wisla Krakowas.
Tani, llapjanët do të garojnë në Ligën e Konferencës, ku edhe e kanë mësuar kundërshtarin e parë të tyre.
Llapi në raundin e dytë të kualifikimeve në Ligën e Konferencës do të përballet me skuadrën e njohur daneze, Brondby IF.