Tirana mbrëmë është mposhtur me rezultat minimal 1-0 nga Crvena Zvezda në kuadër të rrethit të dytë të kualifikueseve të Ligës së Kampionëve.
Në Serbi, loja që bëri mbrëmë Crvena Zvezda nuk po konsiderohet aq mbresëlënëse, shkruan Reporteri.
E duke tentuar të gjejnë “fajtorin”, mediat atje janë marrë edhe me prezantueset shqiptare.
Portalet në Serbi shkruajnë se gazetaret e bukura shqiptare ishin padyshim përshtypja më e fortë në stadiumin e Tiranës.
Madje, ato po konsiderohen edhe arsyeja që lojtarët e Zvezdës dukeshin të hutuar gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes.