Futbollisti i Bayer Leverkusen, Nadiem Amiri nuk e fshehu zhgënjimin që skuadra e tij u eliminua në gjysmëfinale të Europa League nga skuadra e Romës në një ndeshje ku gjermanët dominuan.
Roma ishte inferiore në ndeshjen e mbrëmshme, siç e dëshmojnë edhe statistikat nga kjo ndeshje.
Aspirinat kanë goditur në portën e verdhekuqëve 20 herë, ndërsa Roma vetëm një herë. Përveç kësaj, skuadra e Jose Mourinhos nuk dërgoi asnjë goditje në kuadratin e portës së rivalit të tyre.
“Nuk e meritonim të eliminoheshim nga një ekip që s’ka lidhje me futbollin. Çuditem si ka mundësi të eliminohemi prej tyre. Çmenduri që një ekip i tillë luan në finale”, tha i zhgënjyer Amiri.
"Haben bis zur letzten Sekunde alles gegeben!"
Nadiem #Amiri bei #Werkself-TV:
▶️ https://t.co/gmqLB0YGEZ #B04ASR 0:0 | #UEL | #Bayer04 | #Werkself pic.twitter.com/UoJs4t5s2g— Bayer 04 Leverkusen (@bayer04fussball) May 18, 2023