Futbollisti kosovar, Eliot Bujupi edhe pse kishte paraqitje për Kombëtaren gjermane deri në 17 vjeç, ka vendosur ti mbroj ngjyrat e Kombëtares së Kosovës.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi me këtë rast i dhuroi edhe fanellën ‘Dardanit’ anëtarit të Shtutgartit.
Më posht e gjeni njoftimin e Ademit:
Pata kënaqësinë që sot t’ia dorëzoj fanellën e Kombëtares së Kosovës anëtarit më të ri të ekipit dardan, Eliot Bujupi.
Ai është pjesë VfB Stuttgart dhe ishte anëtar i Kombëtares së Gjermanisë U17, ku u paraqit në 10 ndeshje.
Elioti është një prej sulmuesve më përspektiv dhe golashënues i spikatur në Bundesligën U17.
Eliotit i uroj suksese dhe mirëseardhje në Kombëtaren e Kosovës. Ardhja e tij është rezultat i kontakteve dhe vlerësimit të performancave të tij nga kordinatori i Kombëtares, Isa Sadriu.
Dua të falënderoj në mënyrë të veçantë familjen Bujupi, e cila e ka lindur dhe rritur Eliotin në Gjermani, por e ka përgatitur atë për të veshur me krenari fanellën e Kombëtares së Kosovës.
#BashkëPërFutbollin