Mesfushori Endrit Krasniqi është larguar nga skuadra e Prishtinës pas një periudhe katërvjeçare.
Krasniqi me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka falënderuar Prishtinën duke përmendur edhe trofetë e fituar në kryeqytet, shkruan lajmi.net.
“Faleminderit Prishtinë. Katër vite – Katër trofe”, ka shkruar Krasniqi në rrjetin social.
28-vjeçari ishte pjesë e Prishtinës edhe vite më parë, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Drita.
Endrit Krasniqi pritet të transferohet te Shkëndija e Tetovës.