spot_img

Loredana Zefi fiton për çdo muaj nga 146,000 euro vetëm me klikime

spot_img

Reperja ka pasur humbje 500,000 euro shkaku i CoViD-19. • Ajo fiton 4,500 euro në ditë me muzikën e saj. • Në baza mujore, ajo merr 146,000 euro. • Për një foto që e publikon në “Intagram” paguhet mbi 14-mijë euro.

“Është reperja më e famshme gjermano-folëse: Loredana Zefi (24-vjeçare),” – kështu e ka nisur tekstin e saj e përditshmja gjermane “BILD” në një shkrim kushtuar pasurisë së reperes zvicerane me prejardhje nga Kosova, Loredana Zefi.

Ajo që vetëm këtë vit ka dalë disa herë e para në top-listat zvicerane e gjermane, nuk duket të ketë frikë se po mbetet pa para në këtë periudhë. Kjo pasi mediumet atje, përfshirë edhe BILD+, shkruajnë se reperes veç çka po i rritet nami.

Por ajo që shumëkush ka interes ta di, është pasuria që posedon kjo e fundit. Siç dihet, reperja zvicerane ka pësuar humbje financiare qe disa muaj, krejt kjo shkaku i pamundësisë për të mbajtur koncertet e planifikuara, pasi kështu u vendosën rregullat shkaku i pandemisë CoViD-19. Ajo vlerësohet të ketë pasur humbje së paku gjysmë-milioni euro.

Loredana në World Club Dome Winter Edition 2020

Por për fat të mirë, biznesi i saj po ia del mbanë pavarësisht humbjes në vlerë prej 500,000 eurosh, i cili nuk vlerësohet të jetë ndonjë kërcënim për të ardhmen e saj.

Zefi duhet të jetë falënderuese për numrin e madh të personave që i dëgjojnë këngët e saj, pasi me këta të fundit ajo ka qenë në gjendje që në plotni të kompensojë gjithë minusin, madje vetëm për ca javë.

Siç e ka kalkuluar BILD+, përcjellë gazeta Objektiv, Loredana tashmë ka arritur të ketë më shumë se 250-milionë transmetime vitin që shkoi. Disa muaj më parë, një nga këngët e saj është dëgjuar hiç më pak se 7.6 milionë herë në Spotify.

Në foto: Loredana Zefi në një konferencë për media

Me pagesën e zakonshme që bëhet nga ky transmetues i shërbimeve, del se ajo ka fituar 1.125 milionë euro brenda një viti dhe 34,200 euro për një javë.

Pra, rezulton se ajo fiton 4,500 euro në ditë me muzikën e saj. Në baza mujore, ajo merr 146,000 euro dhe fitimet i ka më të mëdha se reperi më i pasur gjerman, Shindy.

Edhe llogaria e saj në “Instagram”po ia mbushë fondin reperes. Marka “Karl Kani” e paguan Loredanën për të qenë partnere reklamimi e brendit të ri të veshjeve. Me pothuajse tre milionë ndjekës në “Instagram”, ajo paguhet më shumë se 14-mijë euro për një foto që e poston./Objektiv/

NGJARJE TË TJERA

spot_img