Futbollisti shqiptar Lorenc Trashi përfundoi përvojën e tij në Kuvajt, ku mbante veshur fanellën e Al Qadsia-s.
Lojtari shqiptar ka zgjidhur shpejt dilemat për të ardhmen e tij. 30-vjeçari ka vendosur të firmosë për Ballkanin, që shkroi historinë nën drejtimin e Ilir Dajës.
Sigurisht që trajneri Daja ka luajtur një rol të rëndësishëm për zgjedhjen e Trashit.
Merret vesh se ish-futbollisti i Partizanit do të udhëtojë nesër (të martën) drejt Antalias, atje ku klubi i Ballkanit është duke kryer fazën përgatitore.
Trashi ka rënë dakort për të firmosur për një vit e gjysmë me kampionët e Kosovës dhe do të përfitojë 7 mijë euro në muaj.
Ballkani vitin e kaluar është shpallur për herë të parë kampion në Kosovë, derisa arriti edhe të futet në grupet e fazës së grupeve të Conference League. Aktualisht ndanë pozitën e parë me nga 38 pikë në renditje.
Në Antalia përpos përgatitjeve përgatitjeve, Ballkani do ta zhvillon edhe ndeshjen e Superkupës ndaj Llapit.