Projekti i shkollave të volejbollit, vazhdon me festivalin e këtij cikli të organizuar në Vushtrri.
Target ishin dy klubet e volejbollit KV Vushtrria dhe Kv AS Vushtrria.
Trajneri Blendi Haxhikadrija, si menaxher i projektit të CEV-it “Play volleyball – grow with it” (“Luaj volejboll – rritu me të”), ua ka spjeguar shkollave të volejbollit në Vushtrri, rëndësinë e këtij projekti të mbështetur nga Konfederata Evropiane e Volejbollit (CEV).
Shkolla u ndanë topa, e poashtu fëmijëve iu spjeguan detaje nga rëndësia e marrjes me aktivitetet e volejbollit.
Rreth 100 fëmijë u panë të entuziazmuar dhe të lumtur që e kanë zgjedhur sportin e rrjetës – volejbollin.
FVK i falënderon shkollat e volejbollit për përkushtimin dhe kontributin në masovitetin e këtij sporti.