spot_img

Luajti në vendin e shokut, futbollistin shqiptar e arreston policia

spot_img

Një ngjarje totalisht e pazakontë vjen nga Kategoria e Dytë në Shqipëri. Valter Përndreca, lojtari i Adës së Velipojës, është arrestuar nga policia ditën e shtunë, pas ndeshjes ndaj Gramshit në kampionat.

Futbollisti në fjalë, pas një penallti të akorduar nga arbitri i ndeshjes, nuk ka qenë dakord dhe ka reaguar keq.

Sipas “Panorama Sport” lojtari qëlluar me shpullë arbitrin, çka ka bërë që të ndëshkohej me karton të kuq dhe ta linte skuadrën e tij me një lojtar më pak.

Më paska reaguar edhe policia, e cila e ka shoqëruar në komisariat, duke ia tejçuar çështjen prokurorisë.

Përndreca pritet të dalë në gjyq, për shkak të veprimit të tij për më tepër në një ndeshje ku ai ishte aktivizuar në vend të një tjetër lojtari.

Nëse futesh në faqen zyrtare të FSHF, vë re që kartoni i kuq i është dhënë Izmirald Osmanit.

Ky i fundit as që ishte në fushë dhe në vend të tij po luante Përndreca, i cili prej këtij fakti do duhej të tregohej edhe më i kujdesshëm.

Kjo nuk ka ndodhur dhe tashmë është në qeli dhe pret vendimin e gjyqit

NGJARJE TË TJERA

spot_img