Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique gjatë konferencës për media sot ka folur edhe për situatën e Kylian Mbappe.
Tekniku spanjoll tha se e ardhmja e futbollistit ende nuk dihet, sepse nuk e kanë diskutuar këtë çështje, shkruan Indeksonline
“Kylian ende nuk më ka treguar asgjë mua”, tha Enrique
Kujtojmë që vazhdon të spekulohet se Mbappe do të largohet nga PSG-jë në fund të këtij sezoni me para-metra zero. Dhe destinacioni i tij mund të jetë Real Madridi.
PSG nesër luan ndeshjen e rëndësishme për javën e 20-të në Ligue 1 ndaj Strasbourg.