Lukaku pritet me këngë në Milano (video)

Sulmuesi belg Romelu Lukakau, ka arritur në Milano në prag të aventurës së tij të dytë me Inter.
Ai pritet të kryejë vizitat mjekësore në orët e ardhshme, para se të veshë zyrtarisht edhe njëherë ngjyrat zikaltër.

Bomberi i Interit nga edicioni 2020/21, këtë radhë vjen me anë të formulës së huazimit për 1 vit nga Chelsea, teksa dështoi të shfaqte cilësitë me londinezët ndërsa italianët pasi e shitën për 100 milionë euro tashmë paguajnë vetëm tetë milionë euro në drejtim të Bluve të Londrës.

Me të ardhur në Milano, 29-vjeçari është pritur nga tifozë të shumtë të Inter të cilët kanë nisur menjëherë të thërrasin në kor emrin e tij. Nuk mungoi edhe një përshëndetje nga ana e Lukakut në drejtim të tifozëve, ndërsa do të provojë edhe një tjetër herë që t’i bëjë të dashurohen pas tij me golat vendimtarë që priten të vijnë nga këmbët e België.

spot_img

NGJARJE TË TJERA