Lumbardh Salihu ishte fituesi i edicionit të dytë të Big Brother Vip Kosova.
Pas daljes së tij Lumbardhi duket që po e shijon fitoren,por pa lënë pas as marrëdhënien e tij me Kaderin.
Marrëdhënie e cila u krijua brenda mureve të shtëpisë me të famshme në vend.
Lumbardhi dhe Kaderi kanë vendosur të falenderojnë mbështetësit e tyre në qytetin e Vitisë, ku është dhe origjina e Lumbardhit.
Ai ka postuar një foto në rrjetin e tij Instagram ku njofton se do të dalë për kafe me Kaderin në qytet, ku dhe fton të gjithë që të jenë të pranishëm.