spot_img

Lumi, Sokolit: Po sillesh si kryetar i opozitës, këndej thua se e mendon zhvillimi e futbollit e në fakt vazhdimisht po fol njëanshëm

spot_img

Zgjedhjet për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës po vazhdojnë të sjellin debate të ashpra nëpër mediat vendore.

Akuzat janë të gjithanshme, derisa një debat i nxehtë i nisur ditë më parë në emisionin “Dueli Sportiv” ka vazhduar edhe mbrëmë në “Debat Plus” në RTV Dukagjinit, shkruan Demokracia.com.

Gazetari i njohur Alban Lumi, ka pasur një debat të ashpër me Sokolin të cilin më herët e kishte quajtur edhe si “kryetar të opozitës”, kjo pasi Sokoli pretendonte se po bëhen shkelje në FFK me rastin e caktimit të Kuvendit.

Ajo situate e nxehtë nuk ishte ftohur dhe ka vazhduar edhe mbrëmë.

“Dëgjo këtu po flitet për zgjedhjen e kryetarit të Federatës e jo të “pllumagjive”, andaj dëgjo dhe debato” i ishte drejtuar Sokoli, Lumit ku nuk ka munguar kundërpërgjigjka e këtij të fundit.

“Profesor, këndej po thua se duhet të mendojmë për zhvillimin e futbollit, ndërsa në realitet po fol vazhdimisht njëanshëm dhe po atakon. Si mos me të ndërpre kur vazhdimisht po atakon institucionin dhe po fol njëanshëm. Kjo nuk është korrekte”, i ka thënë Lumi, Sokolit.

Ai gjatë emisionit kishte drejtuar edhe një reagim ndaj kandidatit për kryetar të FFK-së, Arianit Ahmetin të cilit i kishte thënë se sa ishte pjesë e FFK-së nuk kishe asnjë pakënaqësi.

“Për katër vjet se keni bërë asnjë vërejtje për zhvillimin e futbollit por jeni kap veç për Agimin. Futbolli ka ecur përpara më VAR dhe me ndërtimin e fushave sintetike etj”, ka shtuar Alban Lumi. /Demokracia.com

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img