spot_img

Makina bie në humnerë pas aksidentit në “Rrugën e Arbrit”, dy persona humbin jetën

spot_img

2 persona kanë humbur jetën në një aksident tragjik në “Rrugën e Arbrit”. Dy makina janë përplasur mes tyre, e për pasojë një prej automjeteve ka rënë në humnerë, prej një lartësie të konsiderueshme.

Dy personat që ndodheshin brenda kanë humbur jetën.

“Më datë 18.12.2023, në Rrugën e Arbrit, afër Shkallës së Tujanit, janë përplasur 2 automjete. Si pasojë e përplasjes, njëri nga automjetet ka rënë nga lartësia në humnerë dhe 2 shtetasit që kanë qenë në këtë automjet, kanë humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi K. R., ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e 2 shtetasve që kanë humbur jetën”, tha Policia e Tiranës në një informacion paraprak për mediat.

NGJARJE TË TJERA

spot_img