spot_img

“Makthi i grave”, zbulohet historia e 32-vjeçarit shqiptar në Gjermani

spot_img

“Bild” ka rrëfyer historinë e një 32-vjeçari nga Kosova që ishte kthyer në makthin e qytetit të Dortmundit dhe përballet deri në 15 vite burg. Bëhet fjalë për shtetasin Hysen T., i cili akuzohet grabitje, përdhunim dhe plagosje, ku pre e agresionit të tij ishin në të shumtën e rasteve gratë.

Sipas medias gjermane shtetasi në fjalë i ndiqte gratë gjatë natës teksa ktheheshin në shtëpi, i grabiste, i sulmonte dhe përdhunonte. Më 4 dhjetor raportohet se ai kishte zënë prit një 25-vjeçareje në Dortmund ndërsa po priste ashensorin dhe e kishte tërhequr zvarrë shkallëve duke e goditur në fytyrë.

Në aktakuzë thuhet se dëmtuara pësoi fraktura të shumta në fytyrë dhe ishte në një situatë të rrezikshme për jetën. Dhjetë ditë më vonë, Hysen T. thuhet se kishte sulmuar një grua 37-vjeçare në pjesën veriore të qytetit.

Këtë herë autori goditi jo vetëm me grusht, por me një shishe të thyer, duke i shkaktuar prerjet të mëdha në fytyrë. Fatmirësisht një fqinj dëgjoi britmat për ndihmë dhe agresori Hysen T. ia mbathi nga vendngjarja, ndërsa u kap më vonë me veshje të përgjakura në park.

ADN-ja e tij zbuloi një tjetër agresion të vitit 2016, kur një grua u sulmua dhe u përdhunua në pjesën veriore të qytetit. Në nisje të procesit gjyqësor i pandehur heshti. Avokati i tij Dieter Kaufmann, 58 vjeç, tha se klienti i tij ka nevojë për psikiatër.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img