Malisheva e ka nisur sezonin 2023/24 në Superligën e Kosovës me fitore, pasi triumfoi 1-0 në udhëtim te Dukagjini.
Ndeshja nisi shumë mirë për mysafirët, që ia dolën të tundin rrjetën e skuadrës nga Klina nëpërmjet Altin Aliut, që u asistua prej Drilon Hazrollajt, por që u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.
Malisheva krijoi një rast ideal edhe në minutën e 42-të, mirëpo Kenan Haxhihamza bëri një pritje bravuroze.
Mysafirët nuk u ndalën me raste të mira për gol, ndërsa goditjen e Hazrollajt (43’) e ndali shtylla.
Pjesa e dytë nisi edhe më mirë për Malishevën, pasi në minutën e 46-të, Arlind Veliu shënoi për 1-0.
Rastin më serioz në ndeshje për Dukagjinin e kishte Marclei Santos, por në vend ishte Flamur Gashi (50’).
Altin Mërlaku goditi nga afërsia në minutën e 90+2-të, por Flamur Gashi ishte edhe njëherë heroi i Malishevës, që mori pikët e plota në fund.