Edhe zyrtarisht Bylbyl Sokoli nuk është më trajner i klubit FC Malisheva.
Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi në rrjetet sociale.
Ky është postimi i tyre.
Faleminderit Bylbyl Sokoli!
FC Malisheva dhe trajneri Bylbyl Sokoli, me dakordim të dyanshëm kanë vendosur që të mos renovojnë kontratën për sezonin e ardhshëm.
Klubi e falenderon profesorin Sokoli për punën profesionale dhe angazhimin e tij me ç’rast edhe realizuam synimin për të cilin ishim dakorduar me rastin e marrëveshjes në janar kur profa mori drejtimin e skuadrës.
Klubi i dëshiron suksese dhe i uron shëndet në të ardhmen.