Malisheva ka arritur një fitore shumë të madhe në luftë për mbijetesë.
Malishevasit dolën kokë-lartë sot në udhëtim ndaj Ferizajt me rezultat 1:2 në kuadër të javës së 30-të të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll
Barazimi erdhi në minutën e 71-të kur Haxhimusa shënoi një gol të bukur.
Por, mysafirët gjetën forcën dhe e rikthyen epërsin në minutën e 83-të, kur realizoi sërish Sobowale.
Me këtë fitore, Malisheva tani ngjitet në pozitën e shtatë me 33 pikë, kurse Ferizaj bie në pozitën e parafundit me dy pikë më pak.
Drita ka arritur të shënojë fitore shumë të rëndësishme në shtëpi ndaj Prishtinës, në derbin e javës.
“Intelektualët” triumfuan minimalisht 1:0 ndaj kryeqytetasve në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Superligën e Kosovës në futboll
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 42-të nga Kastriot Selmani.
Me këtë fitore, Drita merr përkohësisht primatin në elitë me 60 pikë, dy më shumë se Ballkani që luan nesër.
Në anën tjetër, Prishtina mbetet në pozitën e katërt me 41 pikë të grumbulluara.