Malisheva ka arritur një fitore te madhe.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Qendrim Kida, ka mposhtur skuadrën e fuqishme Llapi me rezultat 0:1 në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, shkruan Albanian News.
Golin e fitores në këtë takim e ka shënuar Agon Xhaka në minutën e gjashtë te takimit.
Pas kësaj fitore Malisheva, renditet në vendin e katër në ‘Albi Mall Superligë’ me 23 pikë, Llapi mbetet i dyti me 28 pikë./Albanian News