spot_img

Malisheva fillon mbushjen e ‘baterive’ për stinorin pranveror

spot_img

Skuadra e Malishevës sot ka nisur përgatitjet për pjesën e dytë të edicionit 2022/23 në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Malisheva përfundoi pjesën vjeshtore në pozitën e tetë me nëntë pikë, aq sa ka edhe Trepça 89’, që mbanë pozitën e parafundit por golaverazh më të dobët. Megjithatë dallimi me vetëm tri pikë nga pozita e pestë, Dukagjini, premton për garë të ngusht dhe interesante deri në fund.

Malishevasit nën drejtimin e Presidentit Driton Morina, gjatë vjeshtës shkarkuan nga detyra trajnerin Arsim Thaqi për ta zëvendësuar me Sami Sermaxhaj, nën drejtimin e të cilit Malisheva sikur ktheu atmosferen dhe pritet që edhe më, të stabilizoi ekipin.

Malisheva përballjen e parë e zhvillon me kampionin aktual, Ballkanin në udhëtim, që do të jetë test i vërtetë për për formacionin e Sermaxhajt.

Në vazhdim e gjeni postimin e FC Malisheva:

Sot, skuadra ka rifilluar stërvitjet dhe përgatitjet për sezonin pranveror.

Presidenti Driton Morina ishte i pranishëm në stadium dhe e takoi skuadrën. Duke uruar që të kenë kaluar pushime të mira dimërore, ai i inkurajoi lojtarët për vazhdimësinë e sezonit. Unë besoj se ky stinor do të jetë më interesant dhe do të na sjellë ndeshje edhe më cilësore dhe emocione të shumta. Kemi bërë përgatitjet e duhura dhe po shpresojmë për një sezon të mbarë, të suksesshëm e me sa më shumë emocione, u shpreh presidenti Morina.

NGJARJE TË TJERA

spot_img