spot_img

Malisheva fitore në udhëtim ndaj Suharekës dhe merr kreun e tabelës

spot_img

FC Malisheva ka realizuar fitore me rezultat 3-1 në udhëtim ndaj FC Suhareka në kuadër të javës së tetë në elitën e futbollit kosovar.

Vendasit ia dolën që të kalojnë në epërsi në minutën e shtatë me golin e Mevlan Zekës, por që ai u anulua për pozitë jashtë loje.

Vetëm dy minuta më vonë, ishte pikërisht Zeka që shënoi për t’i dhënë epërsinë Suharekës prej 1-0 pas asistimit të Ajdin Nukic.

E njëjta situatë ndodhi edhe me mysafirët, të cilët shënuan me Arlind Veliun në minutën e 44-të, por që edhe goli i tij u anulua për pozitë jashtë loje.

Malisheva shfaqi një fytyrë tjetër në pjesën e dytë, duke arritur që të shënojë dy herë brenda pak minutave për të kompletuar përmbysjen.

Arlind Veliu shënoi fillimisht në minutën e 58-të për të barazuar rezultatin në 1-1, ndërsa Fatjon Bunjaku në minutën e 63-të realizoi me kokë për 2-1 pas asistimit të Etnik Brrutit.

Për t’i shuar përfundimisht shpresat e Suharekës u përkujdes Drilon Hazrollaj i cili në minutën e 82-të shënoi nga pika e bardhë për rezultatin përfundimtar 3-1.

Pas javës së tetë, Malisheva mban lidershipin në Superligën e Kosovës me 17 pikë të grumbulluara ndërsa Suhareka ka 13 sosh dhe renditet në pozitën e gjashtë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img