Malisheva ka shënuar fitore të madhe ndaj Drenicës në duelin direkt mes skuadrave që po luftojnë për mbijetesë.
Ekipi i Bylbyl Sokolit fitoi 3:1 kundër Drenicës në stadiumin “Liman Gegaj”.
Sobowale (12’), Hazrollaj (39’) dhe Maliqi (60’) ishin realizatorët për Malishevën. Për Drenicën golin e vetëm e shënoi Abazi (35’).
Malisheva me këtë fitore ikën nga zona e kuqe. Ata pozicionohen në vendin e shtatë me 24 pikë. Drenica bie në vendin e fundit me 20 pikë.