Trajneri i njohur kosovar, Bylbyl Sokoli ka marrë drejtimin e skuadrës së Malishevës.
Sokoli, i cili që një kohë të gjatë nuk kishte drejtuar ndonjë skuadër, është rikthyer tani me ekipin e Superligës së Kosovës.
Malisheva nënshkroi me Bylbyl Sokolin, pasi paraprakisht Sami Sermaxhaj u largua nga pozita e trajnerit.
Aktualisht, Malisheva gjendet në vendin e tetë në elitën e futbollit kosovar dhe detyra e Sokolit do të jetë të shpëtojë ekipin nga rënia.