Skuadra elitare, Malisheva ka hyr në mesin e tetë skuadrave në garë për Kupën e Kosovës. Skuadra nga ‘Llapusha’ kaloi pengesën e radhës, KF Fushë Kosova, të cilën e mundi me rezultat 2:0.
Gjilani ka fituar me lehtësi ndaj skuadrës nga Liga e Parë, KF Vjosës me rezultat 4-0.
Pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi me rezultat të bardhë 0-0.
Ndeshja tjetër mes Beharit dhe Prizrenit i takoi skuadrës vendase që fitoi me rezultat të pastër 3-0.
Nesër zhvillohet edhe dueli i fundit mes Prishtinës dhe Dukagjinit, pasi u anulua shkaku i kushteve atmosferike.