spot_img

Malisheva i kërkon mbi 1.5 milion euro për Hazrollajn, i dëshiruar edhe nga klubet evropiane!

spot_img

Futbollisti i FC Malisheves, Drilon Hazrollaj është në qendër të vëmendjes këtë merkato. Talenti i Kosovës ka dhe 1 vit e gjysmë kontratë me klubin. Kampioni i Kosovës, FC Ballkani ka shfaqur tanimë dëshirën për ta pasur atë në tadhët e veta.

Për 19-vjeçarin në fakt janë interesuar edhe ekipe të mëdha në Shqipëri dhe jo vetëm.

Përveç trajnerit Daja, klube nga Shqipëria janë përfolur për afrimin e tij. Tirana ra në sy, ndërsa u përmend ndër të tjera dhe Dinamo por edhe Partizani. Malisheva po shqyrton me kujdes ofertat gjatë kësaj periudhe.

Drilon Hazrollaj duket se i ka pëlqyer kalimi i Redon Ismailit te kampionët e Shqipërisë, Partizani duke e ripostuar lajmin. Ky i fundit, 21-vjeç, shihet gjithashtu me shumë të ardhme dhe bashkë me Hazrollajn janë pjesë e kontigjentit U-21 të Kosovës.

Albanian News merr vesh se në drejtim të klubit kanë ardhur edhe dy oferta që i afrohen shifrave deri në 1 milion euro. ‘Një skuadër nga Franca dhe Kazakistani, kanë ofru rreth 800 mije euro, por klubi kërkon mbi 1.5 milion euro për të shitur kartonin e tij’, tha burimi i gazetës.

Kujtojmë se te Malisheva u afrua në verën e vitit 2022. Vetëm gjatë këtij sezoni ka shënuar 8 gola dhe ka asistuar 5 herë. Hazrollaj fitoi dhe çmimin “Talenti i Vitit 2023” në Kosovë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img