spot_img

Malisheva me një lojtar më pak e trajner të juniorëve mposht Ismet Munishin në Klinë!

spot_img

Malisheva ka marrë fitore të madhe në udhëtim te Dukagjini 1-2.

Ndeshja nisi më mirë për skuadrën mysafire, ku krijuan disa raste të mira shënimi.

E në minutën e 21-të erdhi edhe goli, me Etnik Brrutin që realizoi bukur pasi u fut në zonë për 0-1.

Megjithatë epërsia e mysafirëve nuk zgjati më shumë se 15 minuta, pasi në minutën e 35-të Altin Mërlaku realizoi me kokë për 1-1.

Me rezultatin baras 1-1 u mbyllën 45 minutat e para të kësaj sfide.

Malisheva në pjesën e dytë gjeti edhe golin e dytë, kur në minutën e 68-të Etnik Brruti realizoi nga penalltia për 1-2.

Deri në fund gola nuk pati dhe Malisheva arkëtoi tre pikë të arta nga udhëtimi në Klinë.

Me këtë fitore Malisheva ngjitet në pozitën e gjashtë në tabelë me 16 pikë, sa ka edhe Dukagjini një pozitë më lart.

Ndeshjen e ardhshme Dukagjini e zhvillon në udhëtim te Ferizaj, derisa Malisheva pret Gjilanin.

Në takimin tjetër, kampioni në fuqi i Kosovës, Drita është rikthyer te fitoret teksa ka mposhtur Llapin me rezultat minimal 1-0.

Drita e nisi më mirë ndeshjen duke qenë më e rrezikshme në ofensivë, derisa rast të mirë pati Egzon Bejtullai kur nga distanca goditi shtyllën.

Në minutën e 33-të vendasit fituan penallti, pasi Blerton Sheji u pengua në zonë nga Arbnor Ramadani.

I saktë nga pika e bardhë ishte Besnik Krasniqi që shënoi për 1-0.

Me epërsinë e vendasve 1-0 u mbyllën 45 minutat e para të kësaj sfide.

Në pjesën e dytë mysafirët ishin më të rrezikshëm, duke rrezikuar më shumë portën e Dritës.

Megjithatë Drita shënoi me Kristal Abazajn, por që goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Abazaj pati një tjetër rast të mirë ku doli vetëm me portierin Coric, por dështoi të shënonte nga një pozitë e mirë.

Në minutën e 78-të, Drita mbeti me një futbollist më pak në fushë, pasi Besnik Krasniqi u ndëshkua direkt me karton të kuq.

Llapi shtoi ofensivën në drejtim të portës së Dritës, teksa Gnapi e Hyseni patën raste të mira shënimi.

Deri në fund më gola nuk pati dhe Drita arkëtoi tre pikë të mëdha nga përballja me Llapin duke fituar 1-0.

Me këto tre pikë, Drita ngjitet në pozitën e tretë në tabelë me 20 pikë, gjashtë më pak se lideri Prishtina.

Ndeshjen e ardhshme Drita do ta zhvilloj sërish në shtëpi ku pret Prishtinën, derisa Llapi takohet me Prishtinën e Re.

Ndërkaq ndeshja që nuk ka sjell fitues mes Prishtinës së Re dhe Drenicës që përfundoi baras 0-0.

Dy skuadrat e futura këtë edicion në Superligë, Prishtina e Re dhe Drenica janë ndeshur në stadiumin Sami Kelmendi në Lipjan.

Në një ndeshje shumë të luftuar, në fund dy skuadrat ndanë pikët duke luajtur baras 0-0.

Prishtina e Re vazhdon të mbetet e fundit në tabelë tani ka tetë pikë, derisa Drenica është e shtata me 15 sosh

Xhiron e ardhshme Prishtina e Re luan në udhëtim te Llapi, derisa Drenica pret Ballkanin.

NGJARJE TË TJERA

spot_img