Malisheva ka debutua me fitore në garat evropiane. Klubi që është në pronësi të bizesmenit të njohur Driton Morina, ka shënuar fitore përballë Buduçnostit të Malit të Zi, me rezultat 1:0.
Gëzimit të skuadrës kosovare i’u ka gëzuar institucioni më i lartë i futbollit kosovar i udhëhequr nga Agim Ademi, më posht e gjeni postimin:
‘Urime fitorja FC Malisheva 🎉
Skuadra e Malishevës ka debutuar me fitore në garat evropiane, teksa e ka mposhtur skuadrën e Buduqnostit nga Podgorica. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, në kuadër të rrethit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës u mbyll me shifrat 1:0. Për fitoren e Malishevës u përkujdes Etnik Brruti me supergolin e shënuar në minutën e 67-të.
Përgëzime për futbollistët, stafin e trajnerëve, drejtuesit e klubit dhe tifozët e Malishevës për këtë fitore historike për klubin dhe për prezantim dinjitoz të futbollit kosovar.
Urojmë që në ndeshjen e kthimit FC Malisheva ta menaxhojë këtë epërsi dhe të kualifikohet tutje.
Ju priftë e mbara 🇽🇰 💙🤍
#BashkëPërFutbollin’