spot_img

Malishevës nuk i mjaftoi loja e mirë, Drita i rrëmben pikët – Ballkani në finish mund Dukagjinin!

spot_img

Drita ka realizaur fitore të rëndësishme në garë për titull në derbin e javës Malishevës, 2:0.

Malishevasit zhvilluan lojë të pëlqyeshme por që u kënaqën vetëm me qëllimin e tërthorsës, derisa Drita realizoi dy herë!

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabartë, por për një nuancë më të mirë nga mysafirët.

Megjithatë, edhe përkundër disa rasteve, portat mbeten të paprekura dhe ekipet shkuan në pushim me rezultat të barabartë 0-0.

Në pjesën e dytë, vendasit u treguan skuadër më e mirë dhe më klinike, duke arritur të shënojë dy gola për të marrë tri pikë të mëdha.

Ishte mbrojtësi Besnik Krasniqi, i cili në minutën e 61-të shënoi për epërsinë 1-0, ndërsa në minutën e 78-të ishte i saktë për 2-0, rezultat ky që doli të ishte përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Drita e sheh veten në pozitën e parë me 43 pikë, ndësa Malisheva renditet e treta me 30 pikë.

Në takimin tjetër, Ballkani në sekondat e fundit siguroi fitoren ndaj Dukagjinit, duke e përmbyll takimin me rezultat 1:0.Ekipi i Orges Shehit i ka marrë tri pikë të mëdha në minutat shtesë në ndeshjen e parë të sezonit pranveror, duke treguar se do të jetë një kandidat i madh në luftën për titull.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, të cilët ishin më kërkues për të fituar ndeshjen.

Në pjesën e dytë, vendasit ishin përsëri skuadër më e mirë, duke krijuar më shumë, rrezikuar më shumë, por edhe duke gjetur golin e fitore.

Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi në minutën e pestë shtesë me anë të Sunday Adetunji, i cili shënoi me kokë për rezultatin përfundimtar 1-0.

Pas kësaj fitore, Ballkani e sheh veten në pozitën e dytë me 36 pikë, ndërsa Dukagjini renditet i shtati me 21 pikë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img