Manchester City dhe Interi do të luajnë mes vete në ndeshjen finale të edicionit 2022/23 në garën kryesore evropiane për klube, Ligën e Kampionëve.
Qytetarët dhe Nerazzurrët janë gati për finalen e madhe që pritet të zhvillohet në Stamboll të Turqisë.
Vendi: Ataturk Olimpik Stadium
Koha: 21:00
Lajme rreth ekipeve
Man City
Kyle Walker humbi stërvitjen të martën për shkak të një dëmtimi të lehtë, por pritet të jetë mirë për të filluar këtë ndeshje.
Pep Guardiola nuk ka gjasa të ndryshojë shumë nga fitorja ndaj Manchester Unitedit në fundjavë.
Nathan Ake së fundmi u rikthye nga lëndimi dhe hyri në lojë në minutat e fundit të finales së FA Cup, por Guardiola pritet të startoj me Manuel Akanji në të majtë.
Inter
Henrikh Mkhitaryan ka mbetur jashtë fushës për shkak të një dëmtimi të marrë në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, por mund të rikthehet në këtë ndeshje nëse është mjaftueshëm i aftë për ta bërë këtë.
Lëndimi i Joaquin Correas në kyçin e këmbës i pësuar në finalen e Kupës së Italisë kundër Fiorentinës do të thotë se ai mbetet një dyshim për këtë ndeshje.
Milan Skriniar u rikthye në skuadër për ndeshjen e fundit të sezonit të Serie A ndaj Torinos dhe thuhet se mund të luajë fare mirë një pjesë në këtë lojë.
Fakte
Interi dhe Manchester City kanë luajtur vetëm dy herë në ndeshje miqësore mes vete dhe të dyja kanë nga një fitore me rezultat identik, 3-0.
Manchester City ka shtatë fitore, dy barazime dhe një humbje në dhjetë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
Interi ka nëntë fitore dhe vetëm një humbje në dhjetë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
Analizë
Manchester City fitoi Kupën FA të shtunën me një fitore 2-1 ndaj rivalëve të Manchester United dhe hyri në këtë ndeshje në kërkim të tripletës së famshme.
Ata janë golashënuesit më të mirë në Ligën e Kampionëve këtë sezon me 31 gola dhe kanë pranuar vetëm pesë gola në 12 ndeshjet e tyre. Edhe City ka arritur në finale pa humbur asnjë ndeshje dhe duke mposhtur dy nga tre fituesit e fundit të garës, në dy raundet e mëparshme.
Para këtij sezoni, paraqitja e tyre e vetme në finale të Ligës së Kampionëve erdhi në vitin 2021, kur humbën 1-0 nga ekipi tjetër i Ligës Premier, Chelsea.
Interi hyn në këtë ndeshje në një formë të mirë, pasi ka humbur vetëm një nga 13 ndeshjet e fundit në të gjitha garat, që erdhi kundër Napolit në Serie A, duke fituar 11 dhe vetëm duke barazuar vetëm kundër Benficas në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, gjë që sigurisht i çoi ata në gjysmëfinale gjithsesi.
Nerazzurrët përfunduan të dytët në grupin e Ligës së Kampionëve duke humbur vetëm dy herë nga fituesit e Grupit C, Bayern Munich, por që atëherë ka mbetur i pamposhtur në garë.
Ata e kanë fituar garën në tre raste në historinë e tyre, së fundmi në vitin 2010, kur fituan edhe tripletën e famshme nën drejtimin e Jose Mourinhos.
Interi ka cilësinë për t’i paraqitur Cityt një kërcënim në këtë lojë, por nëse Erling Haaland mund të vazhdojë formën e tij në Ligën e Kampionëve, që e ka parë të shënojë 12 gola, atëherë është e vështirë të shohësh ndonjë fitues tjetër pos ekipit të Pep Guardiolës.
Formacionet e mundshme
Manchester City (3-4-2-1): Ederson; Walker, Ruben Dias, Akanji; Bernardo Silva, Stones, Rodri; Grealish; De Bruyne, Gundogan; Haaland.
Inter (3-5-2): Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Dimarco, Lautaro, Dzeko.