spot_img

Manchester City ia ndal dritat Parisit

spot_img

Manchester City e ka fituar përballjen e parë në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve përballë Paris Saint-Germainit me rezultat 2-1.

Skuadra franceze e filloi mjaftë furishëm takimin, duke bërë që në start presion mbi Citizens.

Mundi i madh i tyre u shpërblye pas vetëm 15 minutash, duke shënuar golin e parë.

Ishte Angel di Maria që harkoi për mrekulli në zonë, derisa aty ishte Marquinhos që shënoi me kokë.

City tentoi që të ngjallej nga ky gol i pranuar, derisa shansin më të mirë për ta e kishte Phil Foden, që nuk arriti të mposhtë Keylor Navasin në minutën e 41-të.

45 minutat e dytë ishin edhe më të zjarrtë, pasi skuadra që drejtohet nga Pep Guardiola shënoi dy herë, për të përmbysur rezultatin.

Ishte minuta e 64-të, kur Kevin de Bruyne pranoi një asistim nga Oleksandr Zinchenko, për të shënuar për 1-1.

Mirëpo, Citiznes fituan edhe më shumë zemër nga ky gol dhe shënuan edhe të dytin me anë të Riyad Mahrez (71’), që bëri një goditje fenomenale nga gjuajtja e lirë.

Lajmi edhe më i keq për PSG-në erdhi kur Idrissa Gueye bëri një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Ilkay Gudoganit, duke u ndëshkuar direkt me karton të kuq.

Natyrisht se kjo fitore 2-1 e Cityt, do ta vë atë si favoritë në takimin e dytë që zhvillohet të martën e javës së ardhshme në Etihad Stadium.

NGJARJE TË TJERA

spot_img