Olympique Lyon del të jetë një nga befasitë më të këndshme të këtij sezoni në Ligën e Kampionëve.
Olympique Lyon ka shënuar fitore të madhe kundër Manchester City, në fazën çerkefinale të Ligës së Kampionëve, me rezultatin 1:3, shkruan lajmi.net.
Goli i parë i këtij takimi u shënua qysh në minutën e 14’, kur Maxwell Cornet ndali tpoin në rrjetën e Ederson.
Manchester City nuk mundi të reagonte deri në minutën e 69’. Ishte Kevin De Bruyne që atëherë realizoi me një goditje të saktë zhagasi për të rikthyer balancin, por Lyon kishte më shumë për të thënë.
Një kundërzbritje e minutës së 79’ u konvertua në gol nga Moussa Dembele, që edhe pse u kontestua nga VAR, doli të ishte e rregullt.
Në minutën e 86’ Raheem Sterling pati mundësi të vazhdonte shpresat për Manchester City, por gaboi në portën boshe, pa portier.
Kjo nuk iu fal anglezit e as skuadrës së tij, pasi një minutë më vonë, Moussa Dembele shënoi golin e dytë personal për rezultatin 1:3.
Me këtë fitore, Olympique Lyon kalon në fazën gjysmëfinale, aty ku e presin të frikshmit e gjermanisë, Bayern Munich.
Pas fitores ndaj Juventus dhe Manchester City, nuk mund të flitet për një gjysmëfinale të lehtë për kampionët e Bundesligës. /Lajmi.net/