Manchester City ka triumfuar në ndeshjen e javës së 20 në Premier League, duke mundur West Ham United në ‘Etihad Stadium’ me rezultatin 4-1.
Goli i parë në këtë ndeshje erdhi në mënyrë të papritur, kur Vladimir Coufal, lojtar i West Ham, shënoi autogol, duke i dhënë avantazhin Cityt. Më pas, dyshja e shkëlqyer Savinho dhe Erling Haaland morën dritën e fokusit: Savinho asistoi dy herë për Haalandin, i cili shënoi dy gola të bukur për të shtuar avantazhin e Cityt.
Golin e katërt për Manchester City e shënoi Phil Foden, ndërsa goli i vetëm për West Ham u realizua nga gjermani Fulkrug.
Me këtë fitore, Manchester City arriti 34 pikë dhe renditet në vendin e 6, ndërsa West Ham United ka grumbulluar 23 pikë dhe pozicionohet në vendin e 13./Albanian News