Nacionalistët maqedonas janë të revoltuar ndaj Dua Lipës dhe kengëtareve tjera të njohura shqiptare.
Ato i kanë paraqitur në rrjetet sociale në mënyrë ofenduese, si dele me shqiponjë në shpinë.
“Ja si duket Dua Lipa dhe shqiptarët tjerë”, shkruajnë në profilet e tyre, duke përdorë ofendime edhe më të rënda që nuk ia vlen të përmenden në ueb faqen tonë.
Kjo ka shkaktuar “luftë” të vërtetë në rrjetet sociale mes shqiptarëve dhe nacionalistëve maqedonas, kurse edhe vetë maqedonas kerkojnë të dënohet kjo gjuhë e urrejtjes./Lajm