Gara për armatim është një ndër më të ethshme mes vendeve më të zhvilluara të botës dhe kjo shihet herë pas herë me prezantimin e armëve moderne që në një farë mënyre mund të konsiderohen dhe si një kërcënim në distancë.
Marina Britanike ka nxjerrë së fundmi pamjet e një “kostumi” të stilit Iron Man që forcat elitë dhe komando përdorën gjatë një testimi për të hyrë në anijet armike.
Në pamje shihet komandoja i pajisur me këtë armaturë që fluturon nga njëra varkë në tjetrën dhe më pas kthehet pas në destinacion.
Pajisja e mrekullueshme e quajtur “Kostumi Reaktiv” është krijuar nga gjiganti teknologjik britanik “Gravity Industries”.