Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë një prej çifteve më të pëlqyer dhe të komentuar në medien rozë. Së fundmi dyshja kanë nisur pushimet në ishullin e Siçilisë, Itali.
Moderatorja së bashku me bashkëshortin janë duke shijuar momente të këndshme në ishullin e frekunetuar nga qindra turistë. Marina postoi një foto, ku shfaqet përkrah këngëtarit pranë vullkanit aktiv Etna në Itali.
Në këtë foto nuk kanë munguar pëlqimet e shumta, por komenti i cili mori vëmendje ishte pikërisht komenti i Getit për Marinën: “Gjithçka e imja”.