Paris Saint-Germain është eliminuar nga Kupa e Francës në 1/8 e finales nga rivali më i madh francez, Marseille.
Në stadiumin “Velodrome” para mbi 65 mijë tifozëve, Marseille triumfoi 2:1 kundër Paris Saint-Germainit.
Alexis Sanchez hapi serinë e golave në minutën e 31-të të përballjes me golin nga penalltia.
Kur ekipet po bëheshin gati të shkonin në pushim të pjesës së parë, Sergio Ramos shënoi me kokë për t’i barazuar shifrat në minutën e dytë shtesë.
Heroi i Marseille ishte futbollisti Malinovsky që me një gol të bukur në minutën e 57-të bëri që stadiumi të “eksplodonte” nga festa e tifozëve vendas.
Marseille ishte dukshëm skuadër më kërkuese në këtë ballafaqim, bazuar në statistika.
Ata kishin shtatë goditje në portë, krahas parisienëve që goditën vetëm dy herë portën kundërshtëre.