spot_img

Martinez lavdëron Mbappen: Do të fitojë shumë Topa të Artë

spot_img

Portieri i Aston Villas dhe Argjentinës, Emiliano Martinez, ka vlerësuar lartë kundërshtarin e tij në finalen e Kupës së Botës, Kylian Mbappe.

Martinez ka folur për talljet e tij pasi fitoi trofeun prestigjioz, si dhe yllin francez, shkruan lajmi.net.

“A të bëri Kylian Mbappe të vuash? Po, ka një arsye pse ai konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë në botë. Kam shumë respekt për të si lojtar dhe si person. Natyrisht ka imazhe që janë marrë dhe është krijuar diçka që nuk ka të bëjë me personalitetin tim”.

“Kylian është një shembull për t’u ndjekur. Ky djalë është i mrekullueshëm dhe tashmë ka fituar një Kupë Bote me Francën, si dhe ka shënuar një ‘het-trik’ kundër meje në finale. Unë mendoj se ai duhet të jetë krenar, siç janë francezët”.

“A është sulmuesi më i mirë kundër të cilit kam luajtur ndonjëherë? Po. Kur Messi dhe Ronaldo të dalin në pension, unë besoj se ai do të zërë vendin e tyre dhe do të fitojë shumë Topa të Artë”, ka thënë portieri 31-vjeçar.

Portieri në ceremoninë e Topit të Artë, fitoi çmimin “Lev Yashin”, si portieri më i mirë në botë.

Argjentinasi u vlerësua si ndër më meritorët  në fitimin e Kupës së Botës nga Argjentina në Katar 2022.

NGJARJE TË TJERA

spot_img