Katërqind policë kanë hyrë në një burg në qytetin Guayaquil të Ekuadorit, ku të paktën 116 të burgosur janë vrarë në një luftë bandash.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, lufta brutale e burgut së pari shpërtheu të martën dhe zyrtarët kishin thënë të mërkurën se burgu ishte përsëri nën kontrollin e tyre.
Por herët të enjten, fqinjët thanë se kishin dëgjuar shpërthime dhe të shtëna armësh.
Menjëherë pas kësaj, policia tha se po dërgonte 400 oficerë për të “ruajtur rendin”.
📍Además se informó que hasta el momento se registran 116 PPL fallecidos y 80 heridos, así como 2 policías heridos.
📍@PoliciaEcuador continúa coordinando acciones con @FiscaliaEcuador y @SNAI_Ec para el levantamiento de indicios en el centro carcelario #CPLGuayas No. 1 pic.twitter.com/I4LAhnvTBL
— Policía Ecuador (@PoliciaEcuador) September 30, 2021
Forcat policore të Ekuadorit postuan video në Twitter të oficerëve që u zhvendosën përsëri në kompleksin e burgut Guayas, i njohur gjithashtu si Litoral Penitentiary.
Si u zhvillua lufta vdekjeprurëse?
Përleshja shpërtheu për herë të parë të martën kur të burgosurit nga një krah i burgut zvarriteshin nëpër një vrimë për të fituar qasje në një krah tjetër, ku sulmuan anëtarët e bandës rivale.
Të paktën gjashtë të burgosurve iu prenë kokat, të tjerët u qëlluan dhe disa u vranë nga granata.
Policia arriti të dërgonte në siguri gjashtë kuzhinierë, të cilët ishin bllokuar në krahun ku ndodhi lufta dhe vetëm dy policë u plagosën.
Drejtori i burgut të Ekuadorit, Bolivar Garzon, tha se policia kishte hyrë në burg në orën 14:00 me orë lokale të martën dhe kishte gjetur 24 trupa.
Sipas Garzon, të shtënat u përsëritën brenda burgut gjatë natës të martën deri të mërkurën dhe derisa policia kaloi nëpër krahët e burgut një nga një, ata gjenden më shumë trupa të tjerë, duke shkuar kështu numri i viktimave në 116.
Katërqind oficerë u dërguan përsëri në Litoral Penitentiary të enjten në mëngjes në mes të raporteve për të shtëna armësh dhe shpërthime.