spot_img

Masakra e Srebrenicës/ Fotoja prekëse, gruaja myslimane qan pranë varrit të babait dhe gjyshërve

spot_img

Boshnjakët kanë shënuar 25-vjetorin e masakrës së Srebrenicës, i vetmi krim në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore, i cili është cilësuar si genocid.

Më shumë se 8,000 burra dhe djem myslimanë u vranë nga njësitë e ushtrisë serbe në Bosnje, pavarësisht se Srebrenica u shpall “zonë e sigurt” nën mbrojtjen e Kombeve të Bashkuara.

Në këtë 25 vjetor u mbajt edhe një ceremoni, ku 9 viktima u varrosën pranë 6.643 varreve të tjera. Trupat e nëntë viktimave u gjetën së fundmi. Mësohet se trupat e rreth 1.000 viktimave janë ende të humbura.

E teksa kjo masakër vijon të rreshtohet si një nga ngjarjet më të rënda të historisë, një foto tepër prekëse ka bërë sot xhiron e rrjeteve sociale, por jo vetëm.

Një grua boshnjake shihet teksa qan pranë varreve të babait dhe gjyshërve të saj që u vranë në masakrën e Srebrenicës. Ajo ngjarje, duket se do të jetë e ngulitur thellë në mendje për shumë familjarë të viktimave.

Dhjetëra lider botërorë, përfshirë Kryeministrin anglez Boris Johnson, Kryeministrin Kanadez Justin Trudeau, Kryeministrin e Spanjës Pedro Sanchez, Sekretarin e Shtetit të SHBA Mike Pompeo dhe Princin e Uellsit, dërguan mesazhe video për ceremoninë e mbajtur në nder të viktimave.

NGJARJE TË TJERA

spot_img