Personi në foto është tridhjetë e katër vjeçari Vuçko Boriloviq, i cili la të vdekur 10 persona dhe plagosi gjashtë të tjerë në Cetinje të Malit të Zi këtë të premte.
Prokurori i Malit të Zi tha se Boriloviq ka mbetur i vdekur, pasi u gjuajt nga një fqinj pas masakrës që shkaktoi këtë mbrëmje, duke tronditur Malin e Zi.
Duke cituar burime nga policia dhe prokuroria, mes të vdekurve ka edhe të mitur.
Dëshmitarët okularë dyshohet se kanë thënë se sulmuesi fillimisht la të vdekur fqinjën dhe fëmijët e saj, e më pas ka telefonuar bashkëshortin dhe i ka treguar se çfarë kishte bërë, shkruan Vijesti.