spot_img

Matthaus e bënë për ‘pesë pare’ portierin gjerman, Neurer

spot_img

Kapiteni i Gjermanisë kampione, legjenda Lothar Matthaus kritikon Manuel Neuer për intervistën ‘U dëmtua kot, tani bën sikur vdiq dikush’

Portieri i Gjermanisë dhe Bayern Munchen, Manuel Neuer ka përfunduar në qendër të kritikave pas një interviste të disa ditëve më parë ku kritikoi drejtuesit për shkarkimin e trajnerit të portierëve, Toni Tapalovic.Gardiani theksoi se klubi gjeti momentin e gabuar për të larguar një nga miqtë e tij më të mirë, pikërisht në çastin kur ai është i dëmtuar dhe ndjehet keq nga ana psikologjike.

Por një kundërpërgjigje për këtë vjen nga Lothar Matthaus i cili thekson se Neuer ka gabimet e veta dhe se nuk mund të flasë kundër klubit në një intervistë e cila ishte e paautorizuar nga ana e drejtuesve bavarezë.“Tani po flasim për Neuer që u dëmtua duke bërë ski, kuptoni? Pësoi një dëmtim vetëm nga neglizhenca dhe tani shkon e jep një intervistë të paautorizuar nga klubi. Madje, “vjell vrer” kundër klubit. A nuk ishte Neuer që para disa ditëve tha se askush nuk ishte mbi klubin?
Ajo që më nervozoi më shumë në intervistën e Neuer ishin fjalët e ekzagjeruara, tha që ndjehej sikur i kishte dalë zemra nga vendi. Por, e vërteta është se askush nuk vdiq, asnjë fëmijë nuk është i sëmurë. Thjesht, një punonjës i klubit u shkarkua nga posti që mbante”, u shpreh Matthaus.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img