46 vjeçari, ishte dënuar për sulm seksual ndaj tre grave në vitin 1999, pasi që gjykata vendosi që ai ishte burri që ndryshe quhej si “përdhunuesi me lot”.
Ai po vuante krimin e një sulmuesi ende të paidentifikuar i cili besohet që ka përdhunuar 39 gra gjatë 20 viteve të fundit, transmeton Klan Kosova.
Por, tash pas 16 viteve gjykata në Los Anxhelos e ka kuptuar se ADN-ja e tij nuk përshtatet dhe që ai është i pafajshëm.
Vergas ia plasi vajit kur gjykata i tregoi vendimin që ai është i lirë – duke shqiptuar fjalët “të dua” në drejtim të nënës dhe vajzës së saj që gjendeshin në sallë.
“Vazhdoj të ndjej shumë zemërim”.
“Kjo nuk duhet t’i ndodh njerëzve të tjerë. Thjeshtë nuk duhet. Është shumë e padrejtë”, u shpreh nëna e tij, Blanca Alotorre.
Sulmuesi i vërtetë, që kërkohet nga FBI, është quajtur si “përdhunuesi me lot” për shkak se viktimat e tij e kishin përshkruar atë si një njeri që kishte një tatuazh me lot në syrin e tij të majtë.
Hetuesit tani shprehen se ajo nuk mund të jetë tatuazh por ndonjë shenjë apo nishan.
E të njëjtën tatuazh e ka edhe Vargas, të cilën e kishte bërë kur ishte 13 vjeçar për t’u përshtatur me të rinjtë e lagjes.
Ai u dënua në bazë të dëshmive të dëshmitarëve okularë.
Që prej vitit 1999 kur është dënuar e deri në vitin 2002, Vargas, ka kërkuar disa herë apel, por kjo gjë nuk ishte marrë parasysh.
Kurse sulmuesi i vërtetë nuk ka kryer përdhunime që prej vitit 2013, por policia beson se ai është ende i lirë.