Kylian Mbappe ka refuzuar ftesën që të jetë pjesë e ekipit të Francës në futboll për Lojërat Olimpike të verës që mbahen në Paris nga 26 korriku deri më 11 gusht.
Sipas “Le Equipe”, Mbappe ka refuzuar ftesën e trajnerit të ekipit olimpik francez, Thierry Henry.
25-vjeçari dëshiron të fokusohet tërësisht te Real Madridi, i cili pritet të jetë ekipi i tij i ri.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kishte shpresuar që ish-ylli i Parisit të luante në këto Lojëra.
Mbappe do të luajë paraprakisht me Francën në Kampionatin Evropian.
Në Olimpiadë luajnë lojtarë deri në 23 vjeç, ndërsa tre lojtarë mund të jenë mbi këtë moshë.
Henry pritet të ftojë Alexandre Lacazetten, Antoine Griezmannin dhe Olivier Giroudin.