spot_img

Mbi 1.3 milionë qytetarë të Kosovës vizituan Shqipërinë gjatë këtij viti

spot_img

7-mujori ka rezultuar pozitiv për turizmin shqiptar që duket se po rikuperohet, pas goditjes që mori një vit më parë.

Sipas të dhënave të INSTAT, deri në fund të korrikut në Shqipëri hyn mbi 2.8 milionë vizitorë të huaj, duke iu përafruar niveleve të vitit 2019.

Fluksi më i madh siç shkruan Top Channel, është shënuar në muajin korrik me mbi 1.1 milionë vizitorë të ardhur, gati 3 herë më i lartë se korriku i vitit të shkuar kur masat anti Covid detyronin kufizimet e lëvizjeve.
Peshën kryesore e ka mbajtur turizmi patriotik edhe këtë sezon turistik pasi vizitorët nga Kosova arritën në mbi 1.3 milion në fund të korrikut, duke tejkaluar edhe shifrat e vitit 2019.

Veç saj, ndikim në shpëtimin e sezonit kanë dhënë edhe shtetasit nga Maqedonia e Veriut që kanë parë një rritje të ndjeshme në 336.5 mijë vizitorë, teksa kjo verë ka rikthyer edhe polakët, duke bërë që për 7-mujorin të vijnë në vend mbi 56 mijë turistë nga Polonia, të cilët u larguan një vit më parë edhe si pasojë e masave kufizuese.

Ajo që vihet re nga të dhënat e INSTAT, është një rritje e fortë e numrit të udhëtareve transit që e përdorin Shqipërinë si pikë kalimi në 95.8 mijë në total, teksa hyrjet për qëllime biznesi kanë parë një rënie në raport me një vit më parë.

Por, lehtësimi i masave anti Covid dhe lejimi i kalimit përtej kufijve ka bërë që edhe shqiptarët të dynden jashtë vendit për pushime. Sipas INSTAT, për 7-mujorin e këtij viti numri i shtetasve shqiptarë të dalë jashtë shtetit arriti në 2.1 milionë, rreth 34% më shumë se një vit më parë.

Pavarësisht ecurisë pozitive që paraqesin shifrat e INSTAT, turizmi duket ende larg rikuperimit të plotë dhe vështirë të arrijë nivelet e vitit ‘të artë ‘2019 me 6.4 milionë vizitorë të huaj/TCH.

NGJARJE TË TJERA

spot_img