Komuna e Fushë-Kosovës vazhdon me punë të mira, në këtë rast duke mbështetur ekonomitë familjare me pajisje bujqësore, pajisje bletare dhe mekanizëm bujqësor.
Tani kanë përfunduar të gjitha procedurat për projektet në Bujqësi, për pak ditë fillojmë realizimin e projekteve duke bërë shpërndarjen e pajisjeve bujqësore: Serave, motokultivatorëve, folive, llaktofrizave, mullinjve, pompa spërkatëse, shpërndarja e mekanizmit bujqësor: kosa rotative, pllugje, freza, mbjellëse gruri shpërndarëse plehu. Gjithashtu do të bëhet edhe shpërndarja e pajisjeve Bletare: koshere, centrifuga, shkrirëse dylli etj.
Ftojmë të gjithë përfituesit të jenë bashkëpunues si edhe deri më tani në implementimin e projekteve, ndërkohë që të gjithë përfituesit do të njoftohen me kohë nga Drejtoria e Bujqësisë se kur mundë t’i tërheqin pajisjet e përfituara.